Transmetimet e raundit të tretë të Kupës së Gjermanisë në Artmotion startojnë me duelin RW Essen – Bayern Leverkusen që zhvillohet të martën nga ora 18:30 dhe transmetohet në Art Sport 1 ndërsa në të njejtën ditë dhe të njejtin kanal por nga ora 20:45 do të transmetohet përballja tjetër ndërmjet Dortmundit dhe Paderbornit.
18:30 RW – ESSEN – LEVERKUSEN ART SPORT 1
Essen bënë gara në Ligën Rajonale të Perendimit në futbollin gjerman duke kryesuar në tabelë dhe është një nga ekipet pretendente per tu ngritur një shkallë më lartë në futbollin gjerman ndërsa të martën synon befasinë ndaj Bayer Leverkusenin që edhe sivjet është duke kaluar në një formë mjaftë të mirë dhe momentalisht është në mesin e atyre skuadrave që synojnë një vend që shpie sezonin e ardhshëm në Champions Lague.
Në 1/16-tës së finalës, Essen eliminoi Fortuna Dusseldorfin duke e mposhtur me rezultat 3:2 ndërsa Leverkuseni kaloi në këtë raund të garave pasi triumfoi ndaj Eintracht Frakfurtit me rezultat të thellë 4:1.
Duhet theksuar se kjo do të jetë ndeshja e katërt ndërmjet ketyre dy skuadrave në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ku në tre duelet e mëparshme bilanci është në favorin e skuadrës farmaceutike që ka dy fitore ndërsa Essen triumfin e vetëm e ka arritur në vitin e largët 1981 me rezultat të thellë 4:1.
RW ESSEN, 11-tshja e mundshme startuese:
Davari, Plechaty, Heber, Hahn, Grund, Grote, Harenbrock, Young, Kehl – Gomez, Kefkir, Engelman.
LEVERKUSEN, 11-tshja e mundhsme startuese:
Hradecky, Fosu-Mensah, Tah, Tapsoba, Wendell, Wirtz, Aranguiz, Demirbay, Sinkgraven, Bailey, Diaby.
A do të arrijë RW Essen ta befasojë Leverkusenin sikurse Fortuna Dusseldorfin apo farmaceutikët do të bindin në lojë sikurse ndaj Eintracht Frankfurtit raundin e kaluar, këtë do ta mësojmë të martën duke filluar nga ora 18:30 në Art Sport 1.
20:45 DORTMUND – PADERBORN ART SPORT 1
Ndeshja e dytë e raundit të tretë në Kupën e Gjermanisë që do të transmetohet të martën duke filluar nga ora 20:45 në Art Sport 1 është ajo ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Paderbonit.
Dortmund në këtë fazë të garave vjen pas fitores në raundin e kaluar ndaj Eintracht Braunschweig në udhëtim me rezultat të pastër 2:0. Nga ana tjetër Paderborni në raundin e kaluar me shumë vështirësi mposhti Union Berlinin me rezultat 3:2.
Do të jëtë ky vetëm dueli i dytë e këtyre skuadrave në Kupën e Gjermanisë. Ndeshja e parë dhe e vetme është zhvilluar me 18 prill të vitit 2015 në Signal Iduna Park Borussia Dortmund kishte triumfuar me rezultat te thellë 7:1.
BORUSSIA DORTMUND, 11-tshja e mundshme startuese:
Hitz, Hummels, Akanji, Guerreiro, Moyer, Delaney, Brandt, Reus, Reina, Haaland, Sancho
PADERBORNI, 11-tshja e mundshme startuese:
Zingerle, Ananou, Hunemeier, Scholnlau, Collins, Schallenberg, Thalhammer, Funrich, Srbeny, Antwi – Adjej, Michel
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.