Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për marrje me “fajde”.
Sipas policisë, dyshimet rëndojnë mbi G. G. për dhënien e parave me fajde dhe në pamundësi të kthimit të të hollave me kohë, viktimës ia ka marrë 25000 euro dhe një parcelë prej 129 metra katrorë.
"Ndërsa sa i përket personit B. Z. në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se kanë marrë një banesë prej 120 m² nga viktima për një vlerë të vogël të parave që ua kishte borxh' bën të ditur policia.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, transmeton Klan Kosova.