Pas ndeshjeve fantastike të natës së djeshme, UEFA Champions League rikthehet në aksion me dy super duele që i përkasin raundit të 1/8-ave të Finales.
Duhet theksuar që para fillimit të ndeshjeve fillon edhe transmetimi i emisionit ekskluziv të Artmotion “Champions League Show”, që vjen nga ora 20:45 nën moderimin e Genta Canës.
Inter – Liverpool dhe Salzburg – Bayern janë dy duelet, të cilat janë në program dhe që të dyja ato mund t’i ndiqni duke filluar nga ora 21:00.
Inter – Liverpool do të transmetohet në Art Sport 1 dhe në Klan Kosova me komentimin e Andi Shabanit, teksa pritet me interes të madh si një nga ndeshjet kryesore dhe më spektakolare të raundit.
Kjo përballje luhet në “San Siro”, por disi më të favorizuar janë mysafirët nga Anglia.
Në Art Sport 2, në po të njëjtën kohë me komentimin e Naim Selmanit, mund ta përcillni duelin mes RB Salzburgut dhe Bayern Munichit, që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Salzburg dhe si favorit të madh i sheh bavarezët nga Gjermania.

●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.