Dita e shtunë do të vazhdoj me atraksion futbollistik. Në platformën Art Motion, me fillim prej orës 18:30, vjen ballafaqimi i pasditës mes Mallorcas dhe Getafes ndërsa nga ora 21:00, kryendeshja e ditës së shtunë mes Villarealit dhe Barcelonës.
Padyshim, vëmendja e ditës së sotme do të jetë në “Estadio de la Ceramica”, me Villarealin dhe Barcelonën që po kalojnë në shumë probleme këtë sezon.
Nëndetsja e verdhë nën drejtimin e Unai Emery kanë arritur vetëm tre fitore këtë sezon krahas shtatë barazimeve e tre humbjeve duke u renditur në vendin e 12 me 16 pikë të grumbulluara.
Nga ana tjetër, Barcelona pas shkarkimit të Ronald Koeman, ka filluar epokën e re me trajnerin Xavi, ish lojtarin e Barcelonës, për të synuar përmirësimin e serisë pasi që në 13 ndeshjet e para, blaugranat kanë grumbulluar 20 pikë duke fituar pesë ndeshje, barazuar po aq ndërsa janë mposhtur tre herë.
Ndërsa ndeshja tjetër mes Mallorcas dhe Getafes sjellë skuadrat me objektiva diametralisht të kundërta. Getafes që po mundohet të shpëtoj sezonin për ti ikur fundit të tabelës ndërsa Mallorca synon Top 10-shin në La Liga.
Dy ndeshjet vijnë drejtpërdrejt sot në Art Sport 1.
18:30 Mallorca – Getafe Art Sport 1
21:00 Villareal – Barcelona Art Sport 1
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.