Java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll do të nis me dy ndeshje tejet interesante.
Llapi në "Zahir Pajaziti", do ta pres Malishevën.
Kjo lojë pritet të filloj nga ora 13:00.
Llapjanët i kanë dy fitore rresht, derisa skuadra nga Malisheva udhëton drejt Podujevës pas humbjes nga Ballkani.
Skuadra e Tahir Batatinës, është e dyta në renditjen tabelare me 28 pikë, ndërsa Malisheva e pesta me 20 pikë.
Ndeshja e tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, mes dy skuadrave të rrezikuara, Lirisë dhe Gjilanit.
Tek prizrenasit, që kanë vetëm një fitore në elitë të regjistruar në shtator, sot do debutojë trajneri i tyre i ri, Mirsad Jonuz.
Liria është e fundit në tabelë me 9 pikë, pesë më pak se Gjilani që është i teti.
Gjilanasit udhëtojnë drejt Prizrenit pas dy humbjeve radhazi.
Edhe kjo ndeshje pritet të nis nga ora 13:00.
Lojët transmetohen në Klan Kosova dhe kanalet e Art Sport.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.