Lajme të këqija mbërrijnë për Napolin në prag të derbit të nesërm kundër Interit në stadiumin "Maradona".
Portieri Meret (i cili ishte favorit ndaj Milinkoviqit) nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje për shkak të një frakture në metatarsin e dytë të këmbës së djathtë, të pësuar gjatë stërvitjes, raporton Klankosova.tv.
Edhe sulmuesi danez Hojlund nuk pritet të rikuperohet në kohë nga lodhja muskulore.
Napoli vjen në takimin e së shtunës pas deklasimit 6-2 të martën në Ligën e Kampionëve në Holandë ndaj PSV Eindhoven. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.