Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se themelimi i ekipit përgatitor për përgatitjet teknike dhe ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re janë dy hapa të mëdhenj drejt ardhmërisë së sigurt.
Ai i ka cilësuar hapa historikë, që forcojnë paqen dhe përparimin për të gjithë qytetarët e republikës, por që kontribuojnë edhe në paqen dhe stabilitetin e rajonit.