Lajmet e fundit
Në kryeqyetin shqiptar janë shënuar dy grabitje brenda pak orësh.

Grabitja e parë ka ndodhur në një dyqan interneti në Rrugën e Durrësit, ku nën kërcënimin e thikës u vodhën 5 milionë lekë.
Pak më vonë dy persona të armatosur grabitën një taksist në “Urën e Beshirit”. Grabitësit përvec sendeve me vlerë dhe parave, i morën taksistit edhe makinën duke u larguar me shpejtësi.
Policia ka nisur hetimet për këto ngjarje, por deri më tani nuk ka persona të dyshuar.