Dy burra janë arrestuar në Gërdoc të Podujevës, të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshje kanë kanosur një burrë tjetër.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarve, tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe shufër plastike, transmeton Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: një thikë dhe shufër plastike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.