Lajmet e fundit

Rasti i parë është regjistruar në qytetin e Gjilanit, ku një burrë është arrestuar për “pengim të procesit të votimit” dhe cënim të fshehtësisë së votimit.
Sipas raportit, i dyshuari kishte ekspozuar fletën e votimit para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.Rasti i dytë ka ndodhur në Ranilluk gjatë periudhës 26-27 dhjetor 2025.
Një grua është arrestuar për ccënim të përcaktimit të lirë të votuesve, pasi dyshohet se kishte ushtruar ndikim mbi votuesit e subjekteve të tjera. Pas intervistimit, edhe ajo është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit. /Klankosova.tv