Lajmet e fundit

Dy anëtarë të ekipit të The Weekend, që kanë punuar për turneun e tij, janë duke u hetuar nën akuzat për përdhunim.
Sipas burimeve të TMZ, një grua ka ndritur padi në një stacion policor në Ohajo, duke deklaruar që ishte dhunuar prapa skenës pas përfundimit të koncertit, përderisa është e mundur që njëri nga të dyshuarit ta ketë filmuar tërë sulmin.
Gjithashtu është bërë e ditur që punëtor të ndryshëm punësohen nëpër vende të ndryshme, varësisht ku mbahen koncertet gjatë turneut, dhe se dy të dyshuarit nuk janë pjesë e ekipit të afërt të The Weekend.
The Weekend nuk ishte në sallë kur kishte ndodhur sulmi i pretenduar, dhe nuk është i përfshirë.
Ky incident është nën hetime dhe ende nuk është realizuar ndonjë arrestim.