Lajmet e fundit

Janë bërë dy muaj që kur ata përfunduan martesën e tyre 10 vjeçare.
Por si duket aktorja Diane Kruger dhe aktori Joshua Jackson, po kënaqen me jetën pa njëri – tjetrin afër, transmeton Klan Kosova.
Ish çifti, janë fotografuar të ndarë këtë javë dhe dukeshin të dy shumë mirë.
Përderisa Joshua është parë në shoqërinë e një vajze të bukur zeshkane, Diane është parë duke e shijuar vikendin në New York.
Në korrik u bë e ditur se dy aktorët kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre, mirëpo ata janë shprehur se do vazhdonin të mbesin miq të mirë.

