Dy aksidente trafiku janë regjistruar sot në Zonën Industriale në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para, në njërin prej aksidenteve është përfshirë edhe një veturë me targa të huaja.
Bazuar në informacione jozyrtare, njëra nga veturat e përfshira në aksident është munduar të zë semaforin hapur, kur e ka goditur makinën tjetër. Sipas këtyre informacioneve, kjo e fundit ka goditë semaforin dhe një shtyllë tjetër.
Sipas këtyre informacioneve, dyshohet për një të lënduar.
KlanKosova.tv është në pritje të një njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës për të mësuar rrethanat e aksidenteve dhe gjendjen e të përfshirëve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.