Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku është shprehur se kombëtaret tona në sport, po frikësohen që të fitojnë.
Kjo, sipas saj për arsye se është krijuar një ngërç, njofton Klankosova.tv.
"Unë po flas prej përvojës, prej aspektit të basketbollit, po mendoj se ne po frikësohemi të fitojmë. Në Prishtinë është duke u mbajtur FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla - Femrat, Kosova dallon, për nga cilësia është ndoshta më e mirë se Malta dhe Qipro, por në momentet kur duhet të fitojë dhe jep atë 100 për qindëshin ne po frikësohemi për të fituar", shprehet Dushku në Rubikon.
"Duhet të kalojmë këtë ngërç".
https://www.youtube.com/watch?v=F12b6dxraq0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.