Lajmet e fundit

Kur bëjmë dush, nuk shiqojmë dot ujin, e sidomos këto ditëve të nxehta shpesh harrojmë nocionin e kohës dhe qëndrojmë për minuta të tëra në ujë.
Për një dush që mund të shkojë deri në 5 minuta, mund të harxhohet rreth 10-20litra ujë në minutë, ndërsa disa shpenzojnë 10 minuta ndoshta 20 e edhe më tepër se aq.
Ujë i tërë me litra i hedhur dëm.
E për të kursyer paksa ujin, është shpikur pikërisht një tendë e veçantë dushi.
Ky dush novator është kursimtar i cili ofron vetëm 4 minuta kohë për të bërë dush, që më pas falë sensorit dalin disa ''gjemba'' të mbushura me ujë të cilat nuk të lejojnë të qëndrosh brenda dushit.
Duke e quajtur idenë e saj novatore '' Dushi im është një luftëtar jeshil'' artistja Elisabeth Buecher bëri famë të menjëhershme në internet.
Sipas Buecher,ideja e një dushi të tillë lindi nga një film i regjisorit të njohur Tim Burton, ''Sleepy Hallow'' ngase aty ndodhej një instrument i tillë torture me maja metalike.