Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë duke plagosur nënë e bijë.
Të plagosurat janë V.P 40 vjeçe dhe A.P 17 vjeçare. Nënë e bijë janë dërguar menjëherë në spital dhe më pas drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Mësohet se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan shekulli.