Lajmet e fundit

Një pako e dyshimtë në një vendparkim të hapur, në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit ka shkaktuar alarm për bombë.
Për shkak të pakos, policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në një segment të rrugës “Skënderbej” të qytetit bregdetar.
Dyshimet e para flasin që pakoja të jetë me lëndë plasëse, e cila është gjetur pranë automjetit të shtetasit Ani Dyrmishi.