Lajmet e fundit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka thënë se nuk e di se kush nuk do ta donte Albin Kurtin për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai madje është shfaqur kritik ndaj kryetarit të kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri, përcjellë Klan Kosova.
“Mesazhi i Visarit sonte ishte ky: Albini jo e unë ndoshta”, ka thënë Durmishi.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Nuk e di kush nuk do ta donte Albinin kryetar të Lëvizjes. E patëm kandidatë për Kryeministër dhe doli më i votuari në Kosovë.
Vuqiqi doli hapur që vetëm Albini nuk bën të jetë Kryeministër. Interesant qysh dikush nuk dëshiron që Albini të bëhet kryetar i Lëvizjes.
Mesazhi i Visarit sonte ishte ky: Albini jo e unë ndoshta.
Visar, është antidemokratike që nuk thirret mbledhja e Këshillit të përgjithshëm e as nuk e vazhdove mbledhjen e Kryesisë e në ndërkohë del e flet në Rubikon.
Zgjedhjet e brendshme do të shpallen dhe unë ju ftoj që të kandidoni lirisht. Secili nga anëtarët komisionit zgjedhor të përgjithshëm e edhe unë si anëtar i KZP ju garantojmë fushatë fer dhe të ndershme”.