Visar Duriqi, gazetar i Gazeta Express, në Zona B të Baton Haxhiut ka folur për Nazim Bllacën, pozitën e tij si dëshmitar në rastet e vrasjeve të supozuara nga SHIK-u dhe lidhjet e tij me prokurorët serbë dhe BIA-n.
Duriqi ka thënë se për shkak të raporteve që ka ndërtuar me Bllacën ka arritur që të ketë qasje në dokumenta të ndryshme, njofton Klan Kosova.
"Komunikimi me një kriminel për një kohë të gjatë të bën edhe mik me një kriminel afrimi i shumtë na ka dhanë mundësi të kemi qasje në këto dokumente".
"Dokumentet kanë qenë dikund të siguruara në vitin 2014, por nuk i kam publikuar pasi publiku nuk ka qenë i përgatitur për ato dokumente. Në atë kohë ishte krijuar përshtypja se çdokush ishte SHIK, çdokush përgjohej, dikush mund të vriste. Edhe në vitin 2014 ka mundur të mendohet se gjithçka është BIA, është serbe".
Ai ka deklaruar se Bllaca nuk është i çmendur dhe se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
"Bllaca ka kërkuar ndihmë teknike në llaptop unë i kam marr pastaj. Kushdo që e ka shpallur të çmendur është tendencë e qëllimshme e dikujt pasi ai është njeri shumë inteligjent".
"E mbaj mend edhe në UÇK, ai ka qenë më uniformë të zezë".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.