Lajmet e fundit
Përzgjedhësi i Brazilit mendon se asi i Barçs është lojtari më i mirë në botë për momentin.

Carlos Dunga ka thënë se Neymar është më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Këtë ai e bazoi mbi faktin se Messi është duke pasur probleme me lëndime, ndërsa Ronaldo nuk është në formë të mirë muajt e fundit.
“Neymar është duke treguar nivel të lartë. Messi ka probleme me lëndime, ndërsa Ronaldo nuk është efikas”.
“Ai po rritet dhe është duke shkuar hapave të Messit – është duke shkëlqyer”.