Lajmet e fundit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendës-sekretarin Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor.
Dumoshi tha se gjatë mandatit të saj si ministre rinia do të jetë prioritet.
" Einia do të jetë ndër prioritetet gjatë mandatit sa do të udhëheq Ministrinë. Sektori i rinisë do ta ketë mbështetjen e plotë dhe përkushtimin tim. Do të bashkëpunojë ngushtë me organizatat që merren me çështjet e rinisë duke përfshirë edhe RYCO-n "- tha Dumoshi.
Ajo falënderoi përfaqësuesit e RYCO-s për angazhimin në sektorin e rinisë, duke kërkuar poashtu që të rinjtë e Kosovës si dhe Kosova si shtet të përfaqësohen në mënyrë sa më dinjitoze në të gjitha nismat rajonale.
Ndërsa, përfaqësuesit e RYCO-s, i uruan marrjen e detyrës ministres Dumoshi dhe e njoftuan për aktivitetet e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe për projektet që RYCO ku ka mbështetur organizatat rinore dhe shkollat e mesme në Kosovë dhe në rajon.