Lajmet e fundit

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, pas përfundimit të fjalimit në foltoren e Kuvendit, ku Kurtin dhe Qeverinë e tij i quajti gënjeshtarë dhe mashtrues, ua dha disa vezë, si simbolikë kundër sulmeve që këta i kanë bërë më herët në Kuvend.
Dumoshi i nxori disa vezë nga xhepi i fustanit të saj, duke i dhënë Kurtit, Konjufcës, si dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Klankosova.tv dje publikoi një artikull, se si anëtarë të LVV-së e kundërshtonin marrëveshjen për energji më 2015, duke e sulmuar me vezë kryeministrin e atëhershëm, Isa Mustafa.
https://klankosova.tv/si-e-kundershtonte-vetevendosje-marreveshjen-qe-po-e-lavderon-tani-video3/?fbclid=IwAR2mkHyEkXQ5tGWVsdlTuMiomMu8cRlK3MvQksPhWAbCdFjd7RkDXkDB2Rw