Lajmet e fundit

Sociologja dhe Politkanja e shquar shqiptare Grida Duma, në një ligjerate publike me studentët e Kolegjit Universum, foli për shumë çështje me të cilat sot ballaqohen shqiptaret në Shqipëri dhe Kosovë dhe për të ardhmën e përbashkët evropiane.
Ajo potencoi rëndësinë e shkrirjes ekonomike dhe asaj politike ndermejt shtetit të Kosovës dhe atij të Shqiperisë. Sipas saj kjo shkrirje përshpejton europianizimin e dy vendeve si një etnitet i perbashkët, gjë që do ta ngriste rendësinë politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Europë.
Grida kritikoi politikat e të dyja vendeve që po shkaktojnë humbje të shpresës tek te rinjët dhe braktisje masive te vendit të tyre. Largimi i populltës se re, sipas saj , shpie në humbje ekonomike të vendit.
Poashtu, sipas saj në të dyja vendet ka mungesë të politikave të shtetberjës që si pasojë sjellin në krye lider me tjera qëllime. Politikanja shqiptare vlërsoi se nuk ka dallime të mqdha të politikbërjës në Kosovë e Shqipëri dhe kjo është një nga faktorët përgjegjës për gjendjen në të dy vendet, transmeton Klan Kosova.
Në fund ajo foli edhe rreth barazisë gjinore dhe potencoi që ajo beson ne diversitet më shumë se sa në barazi mes femrave dhe meshkujve.