Lajmet e fundit

Ata që u pranuan, veç kanë nisë të akomodohen.
Studentët e tjerë që nuk i plotësuan kriteret, nuk po heqin dorë nga dëshira për tu bërë pjesë e jetesës në konvikte publike.
Shumë nga ta kanë filluar që gjahun për dhoma ta bëjnë në grupet e krijuara në Facebook dhe në Viber. Në të parin, të njëjtit atë po e bëjnë me profile anonime.
E njëjta paraqitet edhe në një bisedë të zhvilluar në platformën tjetër.
Këtë vit nga Qendra e Studentëve thanë që banuesit do të paguajnë 20 euro për dhomë e 15 për mensë, por veç për këtë të fundit çmimet në tregun e zi kanë prekur tavanin.
E nga QS-ja potencuan se janë në dijeni për këto oferta të shit-blerjeve, veçse për krejt ata që tentojnë ta praktikojnë në gjë të tillë dhanë një paralajmërim.
Për të mos ardhur deri tek kjo edhe nga Parlamenti Studentor, e bënë një thirrje.
Këtë vit në këtë institucion aplikuan 6000 veta, por që u pranuan 4000 prej tyre.