Lajmet e fundit

Në një intervistë të realizuar me themeluesen e çerdhes ''Assahera'' ajo ka dhënë një pasqyrë zbuluese për vitet e hershme të Kate, duke thënë:
''Rutina në mëngjes ishte që të gjithë fëmijët të uleshin në një rreth ku të gjithë do të këndonin Incy Ëincy Spider, si në anglisht dhe arabisht''.
''Ne do të lexonim një ajet nga Kur'ani për të përmirësuar arabishten e fëmijëve dhe për të treguar tregime për shokët e Profetit, si Omar Bin Khattab. Ideja ishte përforcimi i koncepteve të tilla si respekti dhe dashuria'', është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.
Familja e Kate ishin vendosur në Jordani në maj të vitit 1984, ndërsa ajo ishte vetëm dyvjeçare atë kohë kurse motra e saj ishte vetëm tetëmuajshe.