Lajmet e fundit

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është pranuar në spitalin e Lindo Wing e St Mary në Paddington.
Kjo për arsye se ajo pritet që të sjell në jetë fëmijën e saj të tretë, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.
Në këtë spital, Kate, kishte kryer edhe dy lindjet e mëhershme të Princit George dhe Princeshës, Charlotte.
Në shtatorin e vitit të kaluar është raportuar se Duka dhe Dukesha po prisnin fëmijën e tyre të tretë.
Më pas nga Pallati Mbretëror u njoftua se fëmijë pritet që të lindë në prillin e këtij viti.
Dhe, koha ka ardhur.