Lajmet e fundit

Kompania farmaceutike “ Tre Pharm” nga sot fillon fushatën bamirëse “ Kujdesem për Ty” e që ka për qëllim t’iu ndihmojë shoqatës së pensionistëve në Prishtinë.
Ermira Krasniqi nga “ Tre Pharm” ka thënë për Klan Kosovën se për çdo produkt të blerë të kësaj kompanie nëpër barnatore, do të shkojnë nga 3 cent ndihmë për të moshuarit.
Sipas Krasniqit fushata do të zgjas 1 vit, ndërkaq fondet e grumbulluara do të shfrytëzohen për renovimet e ambientëve ku e kalojnë ditën pensionistët, e pasi të arrihet qëllimi në Prishtinë fushata do të vazhdojë edhe nëpër qytet e tjera të kosovës
Fillimisht për këtë fushatë “ Tre Pharm” ka ndarë 30 mijë euro, njofton Klan Kosova.