Lajmet e fundit

Nëse nuk ka shtrirje të aktiviteteve operacionale ushtarake në mbrojtje të kufijve të shtetit dhe të qytetarëve edhe në pjesën veriore të vendit, atëherë as nuk mund të ketë ushtri të Kosovës.
Me kompetenca të kufizuara, siç ka vepruar deri më tani Forca e Sigurisë së Kosovës, pa pasur qasje në veri të vendit, madje as në raste të fatkeqësive elementare, ushtria e Kosovës do të ishte një dështim i institucioneve të Kosovës për ta mbrojtur dhe për ta ruajtur sovranitetin e vendit.