Lajmet e fundit

Drita ka barazuar me Dukagjinin me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Bujar Shabani, në minutën e 30’, teksa e barazoi rezultatin Besnik Krasniqit në minutën e 45’.
Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Krasniqi realizoi edhe një herë për ta dërguar në epërsi Dritën.
Në pjesën e dytë, Dukagjini e barazoi rezultatin me anë të Dallkut, në minutën e 65’.
Më portat nuk u prekën dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-2.
Drita pas barazimit renditet në vendin e pestë me pesë pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.