Njohësi për arsim të lartë Dukagjin Pupovci, është mjaft kritikë sa i përket cilësisë së arsimit në nivelin universitar.
Ai në profilin e tij Facebook ka bërë të ditur që ka filluar një anketim lidhur me notën mesatare në UP.
Sipas tij në bazë të rezultateve të nxjerra del që studentët meritojnë të jenë asistentë.
“Një anketë e zhvilluar me 1,500 studentë të UP-së të përzgjedhur rastësisht flet për një notë mesatare jashtëzakonisht të lartë të të anketuarve – 8.08. Notën mesatare më të lartë e kanë studentët e anketuar të Fakultetit të Arteve (8.89), të pasuar nga studentët e Fakultetit Juridik (8.24) dhe atij Ekonomik (8.23)”.
“Ndërkaq, notën mesatare më të ulët e kanë studentët e anketuar të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës – 7.67. Studimi i plotë do të publikohet gjatë muajit shtator dhe do të sjellë edhe shumë informata të tjera interesante”.
“Në vitet e 80-ta duhej goxha përpjekje për ta gjetur dikë që e kishte notën mesatare mbi 8, ndërsa sot 1,500 të parët që i ndalë në rrugë e kanë tejkaluar këtë notë, pra, teorikisht, kualifikohen për asistentë. Kjo tregon se kriteret e vlerësimit nuk janë, as përafërsisht, ato që kanë qenë dikur.
“Prandaj, kur flitet për notën mesatare të dikujt duhet të merret parasysh edhe periudha kur ka studiuar, sidomos me rastin e pranimit në programe të nivelit master dhe të doktoratës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.