Lajmet e fundit

I ftuar i sotëm në emisionin “Zona B”, është Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka.
Presidenti Duka, ka shprehur ndjesë për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë një biletë.
“Janë më shumë se 100 mijë kërkesa me shkrim në Federatë, ndërsa unë jam i detyruar si president që në këtë kohë të kërkojë ndjesë për ata që nuk kanë siguruar biletë”.
Ai gjithashtu është shprehur që nëse ndodh diçka atëherë është Shqipëria ajo që do të humbasë më shumë.
“Mundësia e artë është që ne të fitojmë ndeshjen e 8 tetorit”.
“Me shkeljen e rregullave mund të eleminojmë skuadrën tonë”.