Lajmet e fundit
Tekniku ka mbetur i pakënaqur nga ajo që ka parë në fushë - në barazimin 2-2 ndaj Markoukut - ndaj ka kërkuar më shumë vëmendje nga lojtarët në ndeshjet e radhës

Përzgjedhësi i Spanjës Fernando Hierro ka kritikuar paraqitjen e futbollistëve të tij në përballjen ndaj Marokut, në të cilën barazuan 2-2.
Spanja u gjend dy herë në disavantazh dhe arriti ta nxjerrë barazimin tek në minutën e fundit të takimit, duke ruajtur kryesimin e grupit në Rusia 2018.
Dhe tekniku ka mbetur i pakënaqur nga ajo që ka parë në fushë, duke kërkuar më shumë vëmendje nga lojtarët në ndeshjet e radhës.
“Duhet të jemi të aftë të bëjmë autokritikë. Duhet të përmirësohemi”, deklaroi Hierro në konferencën për media.
“Nuk guxojmë t’u lejojmë kundërshtarëve të na krijojnë kaq shumë raste për shënim”.