Lajmet e fundit

Gazetari i njohur ne ish Jugosllavi Goran Miliq, ka thënë se e kupton që shqiptarët në Kosovë nuk mund të jenë aq tolerant ndaj pakicës serbe për shkak që lufta nuk ka shumë kohë që ka mbaruar. Por ai ka thënë në Zonën e Debatit, që shumica gjithmonë duhet të përkrah pakicën.
“Edhe pse serbët i kanë munduar shumë kroatët si pakicë, tani Kroacia ka treguar mirësinë e vet, ju as nuk e keni ëndërruar para 30 vjetëve që të keni shtet, ndoshta si Republikë brenda Jugosllavisë por jo si shtet vetë. Duhet të silleni mirë me pakicat, kjo gjeneratë duhet të jetë tolerante ndaj pakicave, të jepni edhe më shumë se çfarë ju takon me ligj, jo vetëm ulëset në Parlament por të tregoni mirësinë”.
Sipas Maliq, nëse shqiptarët e Kosovës tregojnë mirësinë ndaj pakicës serbe atëherë do të shënonin historinë në Ballkan, pasi do të ishin të parët.
“Nëse do të tregoheshit mikpritës do të ishit populli i rrallë në Ballkan, për shembull amerikënt kanë qenë shembull të cilët e kanë sulmuar Gjermaninë por më pas e kanë ndihmuar të ngritet dhe u bëmë miq”.
“Mos mendoni që është gjithçka e përgjithshme, njerëzit i mbajnë në mend gjërat e mira”, ka thënë Miliq.