Ramush Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten në të gjitha dimensionet, si dhe paqen rajonale dhe më gjerë, përballë kërcënimeve potenciale.
20.08.2018 · përditësuar para 2904 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Kosova duhet të jetë e aftë ta mbrojë veten nga rreziqet potenciale, njofton Klan Kosova.
Statusi i Haradinajt vjen pas takimit që patën krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë për të disktuar rreth strategjisë së sigurisë së vendit.
“Strategjia e Sigurisë është përgjigjja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit si dhe rendit kushtetues”, shkruan Haradinaj.
“Sot me Grupin Punues diskutuam për ridraftimin e Strategjisë së Sigurisë. Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten në të gjitha dimensionet, si dhe paqen rajonale dhe më gjerë, përballë kërcënimeve potenciale”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.