Lajmet e fundit

Gjatë debatit për deportimin e gjashtë shtetasve turq në Kuvendin e Kosovës, Mahir Yagcilar, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), tha se për këtë rast duhen hetime, njofton Klan Kosova.
“Sa i përket komunikimit ndërinstitucional në Kosovë, kjo duhet të hetohet. Sa njerëz janë larguar nga Kosova pa leje qëndrimi dhe a është vepruar si duhet në këtë rast në përputhje me ligjin”.
“Duhet t’i analizojmë të gjitha dhe pastaj të jepet një vlerësim. Duhet të mbajmë raporte të mira në këtë aspekt, duhet të kemi fakte dhe një gjykim i drejtë për këta qytetarë të Turqisë”, tha Yagiclar.
“Ne si komunitet turk jemi për marrëdhënie të mira me Turqinë. Ftoj qytetarët dhe deputetët që ta kuptojnë Turqinë si një mik të vërtetë të Kosovës. Koha do ta tregojë të vërtetën. Ne jemi të përkushtuar për Kosovën europiane dhe komunitetin turk në Kosovë”.