Lajmet e fundit

Nënat që tymosin cigare elektrike apo përdorin leukoplast për nikotinë gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë vdekje të hershme të fëmijëve të tyre.
Vdekjet e hershme, apo sindromi i vdekjes së papritur të foshnjave, është kur bebet nën moshën 12 muajsh ndërrojnë jetë pa ndonjë shkaktar të dukshëm mjekësor.
Zyrtare nga NHS në Britani kanë udhëzuar gratë shtatzëna që të mos tymosin cigare, kjo pasi dëmton foshnjën në mitër.
Sa i përket zëvendësimit të duhanit me leukoplast nikotine, studimet e reja kanë treguar se edhe kjo mund të dëmtojë reflekset për hapjen e gojës tek fëmijët, që automatikisht ristarton frymëmarrjen kur ka mungese oksigjeni.
Vdekjet e hershme tek foshnjat shpesh lidhen me mungesën e këtij refleksi.