Lajmet e fundit

Sipas një studimi të ri, arteriet e adoleshentëve që konsumojnë alkool dhe pinë duhan, madje edhe rrallë, fillojnë të mpiksen qysh në moshën 17 vjeçare.
Kjo mpiksje përkeqëson qarkullimin e gjakut dhe mund të rezultojë me probleme edhe më serioze, më vonë, si sulmet në zemër.
Studimi i publikuar nga “European Heart Journal” është bazuar në të dhënat e mbledhura të 1000 adoleshentëve britanikë, të cilët ofruan detaje rreth konsumimit të alkoolit dhe pirjes së duhanit që nga mosha 13, 15 dhe 17 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi gjetur se konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit në moshën e adoleshencës, madje edhe në nivele të ulëta, krahasuar me konsumimin e alkoolit dhe pirjen e duhanit në moshë më të madhe, shkakton mpiksjen e arterieve", ka bërë të ditur autori i studimit John Deanfield i cili është profesor në Universitetin e Shkencave Kardiovaskulare në Londër.
Ky studim zbuloi se adoleshentët që kishin tymosur më shumë se 100 cigare ose kishin tendencë të konsumonin alkool kishin arterie më të mpiksura, sesa ata që nuk konsumonin.
Po ashtu, studimi tregoi se kombinimi i konsumit të alkoolit dhe pirjes së duhanit ishte i lidhur me dëmtimin më të madh arterial sesa konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit veçmas.
Megjithatë, hulumtuesit zbuluan gjithashtu se dëmi mund të ndërpritej.
"Nëse adoleshentët e ndalojnë pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit gjatë adoleshencës, arteriet e tyre kthehen në gjendje normale", shpjegoi Deanfield.