10.05.2016 · përditësuar para 3735 dite1 min lexim
Leon Duhanaj, anëtar i Fraksion Plus, që sot iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kalimi tek PDK ishte krejtësisht për arsye parimore dhe të ideve të ngjashme, njofton Klan Kosova.
"Idetë nuk kanë çmim dhe ne nuk i vendosim çmim vetes. Ne kemi dashur që vizioni ynë të plasohet. Nëse dikush ka dhënë shembull për reformim, struktura të reja është PDK-ja".
Duhanaj ka deklaruar se kritikat e zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi - në drejtim të tyre - janë krejtëisht të pabaza dhe jologjike. Ai ka kërkuar që nëse Krasniqi ka fakte se Ajnishahe Halimi ka bërë keqpërdorime, t'i drejtohet prokurorisë.
"Mënyra se si zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes i adreson kritikat është skandaloze, ai i cilëson njerëzit kriminelë, e kritikon zonjën Halimi për keqpërdorime dhe nuk ka asnjë provë".
"Nëse ka prova le të shkoj në prokurori, madje thërras prokurorinë të marr masa ndaj këtij personi t’i shfaq faktet që i ka, ta intervistoj atë".
Ai ka thënë se Vetëvendosjes më nuk ka vija të kuqe, gjë që u pa në rastin e bashkëpunimit me AAK-në dhe NISMËN.
"Në momentin që iu përshtatet dikush Vetëvendosjes, ata më nuk kanë vija të kuqe. Kjo u pa me bashkëpunimin me AAK-në, me Ramush Haradinaj dhe Fatmi Limajn që në momentin kur këto dy parti nuk shkuan sipas vijës së Vetëvendosjes ata u ndanë. Zoti Veseli do të bëjë ndryshime për vendin".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.