Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara Ilir Dugolli, i ka reaguar anëtarës së Kongresit Claudia Tenney.
Ai i tha kongresmenes Tenney se po e justifikon paturpshëm sulmin terrorist të së dieles ndaj policisë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Këto deklarime të Dugollit erdhën pasi republikanja e përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
"Në vend që të ekstradohen apo ndiqen penalisht, dhjetëra terroristë po glorifikohen dhe mbrohen në Serbi, ashtu si vrasësit e vëllezërve Bytyqi janë mbrojtur nga drejtësia për më shumë se dy dekada, pavarësisht thirrjeve të shumta nga SHBA për t'i zbatuar ata dhe premtimet e Vuçiqit për t'i bërë", tha Dugolli.
"Sa i përket marrëveshjeve, ka pasur vetëm një palë që ka vepruar me mirëbesim dhe e përkushtuar për zbatimin e plotë të tyre, dhe kjo sigurisht që nuk është Vuçiq dhe Serbia e tij autokratike", theksoi Dugolli.
Më 25 shtator, një ditë pas sulmit të organizuar terrorist mbi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, përfaqësuesja e republikanëve në Kongres, Claudia Tenney, kishte thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duhet t'i përmbahet marrëveshjes së vitit 2013-të.
"Të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për të de-përshkallëzuar tensionet", kishte thënë ajo.
With all due respect, @RepTenney, what you applaud as a condemnation was in fact a shameless justification of a terrorist attack.
Instead of being extradited or prosecuted, dozens of terrorists are being glorified and safeguarded in Serbia, just as the murderers of Bytyqi… https://t.co/zGCGY9jEsd
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) September 27, 2023