Lajmet e fundit

Duffy ka publikuar projektin e parë muzikor pas 5 vitesh mungesë.
Këngëtarja e hitit “Mercy”, Duffy ka bërë të ditur se do të rikthehet në skenë pas 5 vitesh.
Ajo përmes llogarisë së saj në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se është duke u përgaditur që të lansojë këngën e saj më të re “Whole Lot of Love”.
Duffy gjithashtu ka bërë të ditur se kënga do të jetë kolonë zanore e filmit “Legend” në të cilin do të marrë pjesë, transmeton Klan Kosova.
Hitet e saj “Rockferry” dhe “Mercy” kanë listuar top listat muzikore në mbarë botën ndërsa pas publikimit të albumit të saj të dytë “Endlessly” në vitin 2010 ajo vendosi të shkëputej nga muzika.