Lajmet e fundit

Hilary Duff është e bukur, e famshme e e pasur.
Por, nuk po i ecën mirë me dashurinë.
Pas divorcit me Mike Comrie ajo prapë po lufton për të gjetur dashurinë e jetës.
Bjondina e bukur është refuzuar nga 7 meshkuj në një emision në radio.
Duff ishte e ftuar në emisionin Kyle dhe Jackie O, por nuk shkoi gjithçka siç e kishte paramenduar.
Një mashkull e kishte mbyllur telefonin, pasi Duff i kishte treguar cilësitë që duhet t’i kishte njeriu i ëndërrave të saj.
Më pas dy meshkuj të tjerë e mbyllën telefonin, pasi kuptuan që ajo është një nënë beqare.
Dy telefonuesit e tjërë, nuk deshën që ta vazhdojnë bisedën me aktoren kur ajo filloi që të i fliste për karrierë.
Dy të tjerët e mbyllën telefonin pasiqë ajo i foli për dashurinë që ndjenë ndaj dy qenëve të saj.
Ndoshta bjondina duhet që t’i ulë standardet që kërkon nga një mashkull!