Ndër shumë duele që do të prodhojë, ndeshja Barcelona – Bayern do të jetë edhe përplasje e dy portierëve.
Manuel Neuer dhe Marc-Andre ter Stegen do të “përplasin grushtet” edhe një herë siç kishin bërë në disa raste sa luanin në Bundesliga.
Përderisa Manuel Neuer konsiderohet si portieri më i mirë në botë edhe rivali, Ter Stegen, nuk është larg. Mentaliteti gjerman duket se është ndikues në aftësitë e tyre prej portieri.
“Ata janë dy portierë të shkëlqyer. Ter Stegen-it i mungon ekperienca, por për këtë duhet kohë. Të dy janë goxha të ngjashëm. Ter Stegen gjithmonë e ka idolizuar Neuer-in, nga i cili mundohet të mësojë shumëçka. Ai është i mirë me lojën me këmbë po aq sa edhe në mbrojtje. Ai mund t’a arrijë Neuer-in.” – Savador Sadruni, ish lojtar i Barcelonës.
Edhe një ish lojtar tjetër i Barcelonës flet në superlativ për të dy portierët.
“Në njërën anë është Neuer, portieri më i mirë në botë, kurse në tjetrën pretendenti për këtë titull. Ter Stegen ka aftësinë për të arritur gjithçka”- tha Miguel Reina.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.