Lajmet e fundit

Minnesota Timberwolves ka mposhtur Phoenix Suns në ndeshjen e parë të fazës së Playoff në Konferencën Perendimore, me rezultatin 120-95.
Shikuesit u argëtuan me duelin e dy yjeve kryesore të këtij takimi, ku Anthony Edwards ishte lider i Timberwolves me 33 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, ndërsa në anën tjetër tek Suns u dallua Kevin Durant me 31 pikë dhe 7 kërcime.