Përveç ndeshjeve të kompeticionit më të madh për klube në futbollin botëror në Artmotion sonte do të ketë vend edhe për adhuruesit e basketbollit të cilët mund të ndjekin dy duele interesante dhe atraktive nga elita e basketbollit vendor.
Me fillim nga ora 17:00 në Art Sport 1, nën komentimin e Ulpiana Emrës, vjen dueli interesant mes dy skuadrave që ndajnë pozitën e fundit të renditjes mes tyre me nga tetë pikë të grumbulluara në total, Rahovecit dhe RC Cola Dritës.
“Vreshtarët” që sezonin e kaluar arritën deri në gjysmëfinale të playoffit këtë vit po kanë probleme të mëdha dhe deri më tani kanë arritur vetëm një fitore dhe kanë grumbulluar plot gjashtë disfata e nga ana tjetër Drita nuk ka akoma fitore dhe është mposhtur në tetë ndeshjet e luajtura, andaj me plot të drejtë mund të thuhet se kjo përballje shihet si një mundësi e mirë për të dy skuadrat për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive.
5-shet e mundshme startuese:
Rahoveci: Yarbough, Morina, Mala, Banyard, Ejupi
Drita: Demi, Johnson, Meuers, Mehmeti, Jakupi
Pas kësaj ndeshje në kanalet KSport që po ashtu janë pjesë e platformës Artmotion mund të përcillni duelin mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit që fillon në ora 19:00.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.