Lajmet e fundit

Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, dhuroi pako me proteza të gjirit dhe paruke, për gratë e prekura nga kanceri.
47 sosh përfituan nga deputetja, e cila i siguroi vetë këto pako, njofton Klan Kosova.
Gratë, të cilat po luftojnë me këtë sëmundje, u emocionuan dhe u shprehën shumë të gëzuar për këtë kujdes.
Kujtojmë që Klinika e Kirurgjisë Plastike tashmë ka filluar me kryerjen e operacioneve për riformimin e gjirit te gratë, të cilat e kanë humbur këtë organ gjatë luftës me kancerin.