Lajmet e fundit

Skenës politike në Kosovë i është shtuar edhe një parti politike.
Kjo parti është formuar nga deputetja Duda Balje.
Bashkimi Social Demokratik (SDU) është emri që i ka vënë partisë.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partia e re përbëhet nga një numër i madh njerëzish që kanë qëllim të përbashkët për të dhënë diçka ndryshe në skenën tonë politike
“Sdu është një parti e atyre që jetojnë nga puna, dituria”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook, shkruan EkonomiaOnline.
Duda Balje më datë 9 nëntor kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në Partinë Demokratike të Boshnjakëve-koalicioni VAKAT.