Lajmet e fundit

Leo Duarte pritet t’i bashkohet Milanit pasi këtë e ka konfirmuar edhe kryetrajneri i tij te Flamengo, Jorge Jesus.
“Jam i sigurt që Duarte do të bëhet lojtar i Milanit, është kryer gjjithçka”, ka thënë Jesus për Radio Brasil.
“Ai po përgatitet që të kalojë në Evropë. Ia dëshiroj të gjitha të mirat”, ka shtuar ai.
Duarte ka bërë 100 paraqitje për Flamengon që prej debutimit të tij më 2016, duke realizuar dy gola.