Lajmet e fundit
Mesfushori kroat ende nuk e ka shijuar triumfin në ligë me gjigantin spanjoll dhe ka thënë se La Liga është prioriteti i skuadrës këtë edicion

Luka Modriq është i paduruar ta fitojë La Ligën me Real Madrid, pas katër vjetësh pa e bërë këtë gjë.
Los Blancos e kanë fituar për herë të fundit ligën në ediciconin 2011-12, kur morën 100 pikë për ta lënë prapa Barcelonën.
Që atëherë, gjiganti katalunas e ka fituar tre herë këtë titull dhe Atletico Madrid një herë, që do të thotë se disa nga yjet kryesore të skuadrës nuk e kanë shijuar triumfin e La Ligës.
“Ende nuk e kam fituar ligën dhe shpresoj që kjo të ndodhë këtë vit”.
“Mund të thuhet që është prioritet yni, sepse periudha katërvjecare për një skuadër si Real Madrid është shumë e gjatë. Por kjo nuk do të thotë që do heqim dorë nga garat tjera”.