Lajmet e fundit

Pas takimit me Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Koncerti i këngëtares kosovare do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë më 9 gusht.
Paratë për shitjen e biletave do të shkojnë për bamirësi në Kosovë, me ç`rast mjetet e grumbulluara shkojnë në fondacionin bamirës “Sunny Hill” të krijuar nga Dua Lipa, njofton Klan Kosova.