Lajmet e fundit

Filmi “Bota” fiton kupën e edicionit të pestë të “Ballkan Film and Food Festival”, ku përgjatë një jave, Pogradeci u kthye në një qendër të kinemasë ballkanike.
“Dua një dramë …”. Alban Ukaj ose Mili (roli në film) i përgjigjet kështu pyetjes së ortakut të tij italian, teksa e pyet, në po kërkon martesë apo dashuri? Ndodhen në barin e një lokali të quajtur “Bota”, në një hapësirë jo shumë larg nga pallatet e thjeshta ku kaluan jetën, ish të internuar në Shqipërinë komuniste.
Inxhinieri i ri është i tërhequr nga kamerierja Juli (Flonja Kodheli), e cila është dhe personazhi kryesor i këtij filmi nën regjinë e Tomas Logorecit dhe Iris Elezit. Juli, nuk është vetëm drama që kërkon Mili, por dhe drama e filmit.
E bija e një të pushkatuare gjatë regjimit komunist, ajo shërben në barin e kushëririt të saj, Benit, i cili kishte përfituar dhe pagesën e kompensimit të viteve të internimit të saj, gjë të cilën Juli e mëson vonë.
Përmes jetës së Julit, dy regjisorët tregojnë Shqipërinë e së shkuarës, shoqëruar me imazhe fotografike mbresëlënëse, dhe një muzikë që e bën më të ndjeshëm filmin.
Çdo ditë Juli lë shtëpinë, ku jeton bashkë me gjyshen, dhe shkon të punojë te “Bota”. Gjithë filmi orvatet pikërisht në këtë kafe simbolike, e cila është në një farë mënyre dhe bota e personazheve. Nën interpretimin e Tinka Kurtit, Artur Gorishtit, Fioralba Kryemadhit, filmi “Bota” është padyshim një prodhim kinematografik disi ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim këto vite.
Regjisorët kanë sjellë ndryshim në konceptimin e fabulës, por dhe në ritmin e filmit. Të shtunën në mbrëmje pas disa çmimeve që kanë marrë në festivale të ndryshme ndërkombëtare, ky film është vlerësuar me kupën e Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, që prej një jave u mbaj në qytetin e Pogradecit.
Një dramë ballkanike, e denjë për një festival që mban të njëjtin emër, “Bota” ka emocionuar publikun që ishte në sallë.
Çmimet e Festivalit
Special Mention: Miriam Majlind Samardxha (Kosovë)
Special Mention: Nameless children (Turqi) Sulejman Karalsan, Mimoza Shuli, Rifat Erkek
Çmimet për filmat e shkurtër
Special Mention: Granddaughter Kroaci, Tomislav Sestan, Kristina Doric
Best Short
Kali, Alban Ukaj / Ylli Çitaku Kosovë
Staff Award: Voice Mail, Kroaci
Best Animation: Butler Choice, Padelis Paradisis (Greqi)
Best Student Dokumentar: Feeling Lucky, Evangelos Vrohidis
Special Mention: A political Care, Ermela Teli (Shqipëri)
Juri Award: 400 years search, Heidi Kancler, (Slloveni)
Sam Roma, Maria Danezi (Greqi)
Çmim special nga Bashkia Pogradec, “Monumenti”, Eva Hausburger (Austri)
Best Dokumentary, Grad Prize: Paolos Dream, Kireneos Papadimatos (Greqi)
Best Student: Ira Dika me Boil
Staff Award “Heroi”, Luan Kryeziu (Kosovë)
Recognition Award: Karafil Shenaj, Mountain in front
Çmimi i madh: Bota, Iris Elezi dhe Tomas Logoreci
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: